Gusht 14, 2021 12:00 Europe/Tirane
  • Pjesëmarrja e Iranit në Turneun Ndërkombëtar Ushtarak në Moskë

Tre ekipe nga Forcat e Armatosura të Republikës Islamike të Iranit mbërritën në Moskë për të marrë pjesë në raundin e shtatë të Turneut Ndërkombëtar Ushtarak Rus.

Sipas Shërbimit Ndërkombëtar të Agjencisë së Lajmeve Radio nga Moska, së shpejti do të fillojë raundi i shtatë i Turneut Ndërkombëtar Ushtarak Rus me pjesëmarrjen e forcave më të mira ushtarake të Iranit dhe 30 vendeve. Tre ekipe të Forcave të Armatosura do të marrin pjesë në këtë turne prestigjioz pas mbërritjes në Moskë. Qendra e Komunikimit e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit njoftoi: Ekipet e rendit NAJA, Marinat e IRGC dhe të forcat speciale të IRGC së bashku me ekipin kulturor të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura kanë mbërritur në Rusi për të marrë pjesë në këtë garat e vitit. Për të qenë në përputhje me udhëzimet shëndetësore, ekipet e ekspeditës iraniane do të karantinohen për tre ditë pas kryerjes së testit të koronës. Garat ushtarake ndërkombëtare në 34 disiplina do të mbahen në Rusi për dy javë nga 21 gushti ku pjesmarrwsit kryesorë janw nga Irani, Kina, Kazakistani, Katari, Serbia, Bjellorusia, India, Algjeria, Vietnami, Uzbekistani dhe Armenia.  Raundi i parë i këtij turneu ushtarak ndërkombëtar u organizua nga Rusia dhe Kazakistani në vitin 2015. Ekipet ushtarake iraniane janë një kombinim i ushtrisë, IRGC dhe forcave të rendit NAJA dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura iraniane të cilët janë përpjekur të përdorin të gjitha kapacitetet e tyre në këto gara./ParsToday