Koalicioni agresor saudit bombardon rajone të ndryshme të Jemenit
Avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite kanë bombarduar rajone të ndryshme në provincën Marib të Jemenit.
Kanali televiziv Al-Masira njoftoi se avionët luftarakë të koalicionit agresor të Arabisë Saudite ditën e shtunë tre herë kanë bombarduar rrethin Sirvah, një herë kanë bombarduar rrethin Muxhazar, tre herë kanë bombarduar qytetin Xhebel dhe një herë kanë bombarduar rrethin Rahbe të provincës Marib në Jemen.
Sipas këtij burimi, forcat e mbështetura nga koalicionit agresor saudit, gjatë 24 orëve të kaluara 139 herë kanë shkelur armëpushimin në Al-Hudejda të Jemenit. Forcat e mbështetura nga koalicionit agresor saudit kanë sulmuar me raketa dhe predha disa rajone në provincën Al-Hudejdah të Jemenit.
Agresioni ushtarak i Arabisë Saudite dhe aleateve të saj kundër Jemenit deri më tani ka shkaktuar vrasjen e mbi 16 mijë civilëve jemenas dhe plagosjen e dhjetëra mijëra të tjerëve si dhe shpërnguljen e miliona qytetarëve jemenas.
Kanali televiziv Al Masira gjithashtu njoftoi se zyra për të drejtat e njeriut në Jemen me anë të një deklarate, ka deklaruar se krimet e kryera nga forcat e mbështetura nga koalicioni agresor saudit kundër grave dhe fëmijë në rajonin Pir Pasha të provincës Taiz janë në kundërshtim me parimet dhe vlerat fetare dhe normat njerëzore të popullit të Jemenit.
Sipas këtij burimi, luftimet e fundit në rajonin Pir Pasha mes forcave të mbështetura nga koalicioni agresor saudit kanë shkaktuar vrasjen dhe plagosjen e 12 civilëve jemenas në mesin e tyre edhe një grua./ParsToday