Burimet informative bëjnë të ditur largimin e Ashraf Ghani nga Kabuli
Kanali informativ Tolou i Afganistanit ka njoftuar se Ashraf Ghani, presidenti i Afganistanit, është arratisur nga Afganistani.
Sipas burimeve informative, thuhet se Ashraf Ghani së bashku me Hamdullah Moheb, këshilltarin për siguri kombëtare dhe Dr. Fazl Mahmud Fazli, shefin e zyrës publike të presidencës së tij, është arratisur nga Afganistani.
Një media e Taxhikistanit ka bërë të ditur se këta persona kanë arritur në Dushanbe dhe po bëjnë përpjekje të udhëtojnë drejt një vendi të tretë.
Ndërkohë Abdullah Abdullah, kryetari i Këshillit të Lartë për Interesa Kombëtare, me anë të një mesazhi ka kërkuar nga populli i Afganistanit që ta ruajnë qetësinë e vet.
Ai u shpreh optimist se kjo “ditë e natë” së shpejti do të kalojë dhe populli afgan do të përjetojë paqen dhe qetësinë.
Abdullah Abdullah e ka quajtur Ashraf Ghani “ish-president” dhe ka thënë se Ashraf Ghani është larguar nga vendi.
Abdullah Abdullah gjithashtu ka kërkuar nga forcat talebane që të mos hyjnë në qytet për arsye që sipas tij, të mos prishet siguria dhe si pasojë e kaosit, të mos pësojnë qytetarët e pafajshëm./ParsToday