Raisi: Irani bënë përpjekje për vendosjen e stabilitetit në Afganistan
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Irani për do të bëjë përpjekje për vendosjen e stabilitetit në Afganistan që konsiderohet nevojë e parë e sotshme.
Zyra për informim e presidencës së Iranit njoftoi se Sejed Ebrahim Raisi, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në një konsultim me Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të jashtme të Iranit, ka thënë se siguria, stabiliteti dhe mirëqenia është e drejtë e popullit të Afganistanit dhe ka theksuar: “Irani do të bëjë përpjekje për vendosjen e stabilitetit në Afganistan që konsiderohet nevojë e parë e sotshme për popullin afgan dhe si vendi fqinjë dhe vëlla, i ftojmë të gjitha grupet afgane që të ulen në bisedime për të arritur një pajtim kombëtar”.
Ebrahim Raisi duke vë në dukje se Republika Islamike e Iranit beson se sundimi i vullnetit të popullit të përvuajtur të Afganistanit gjithnjë ka qenë pro sigurisë dhe stabilitetit, theksoi: “Irani duke vëzhguar me vigjilencë zhvillimet në këtë vend, i qëndron besnikë marrëdhënieve fqinjësore me Afganistanin. Disfata ushtarake dhe largimi i Amerikës nga Afganistani duhet të shndërrohet një rast për ringjalljen e jetës, sigurisë dhe paqes së qëndrueshme në këtë vend”.
Dje burimet informative kanë njoftuar se Muhamed Ashraf Ghani, presidenti i arratisur i Afganistanit, pasi është larguar nga Afganistanit, me anë të një mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, ka deklaruar se është larguar nga vendi për të parandaluar shkatërrimin dhe katastrofën e madhe njerëzore dhe gjakderdhjen./ParsToday