Reagimi i Iranit ndaj raportit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit të martën në mbrëmje, ndërsa kujtoi se reduktimi dhe masat kompensuese të Iranit në lidhje me marrëveshjen bërthamore janë marrë në kuadër të kësaj marrëveshjeje, theksoi: Nëse Uashingtoni dhe palët e tjera kthehen në angazhimet e tyre sipas marrëveshjes bërthamore, atëherë edhe Irani do të kthehet në këtë rrugë.
Sipas IRNA, "Saeed Khatibzadeh" në lidhje me raportin e fundit të publikuar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha: Të gjitha programet dhe veprimet bërthamore të Republikës Islamike të Iranit janë në përputhje të plotë me NPT dhe angazhimet e Iranit nën marrëveshjen bërthamore dhe janë kryer nën mbikëqyrjen e Agjencisë dhe me njoftim paraprak. Khatibzadeh theksoi: Është e qartë se derisa zbatimi i plotë dhe i pakushtëzuar i marrëveshjes bërthamore të rifillojë nga Shtetet e Bashkuara dhe palët e tjera të marrëveshjes, Republika Islamike e Iranit do të ndjekë programin e saj bërthamor paqësor vetëm në bazë të nevojave dhe vendimeve të qeverisë dhe brenda kuadrin e detyrimeve të saj të sigurisë. Në fund, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit riafirmoi natyrën civile dhe paqësore të programit bërthamor të Republikës Islamike të Iranit dhe tha: Nëse palët e tjera kthehen në angazhimet e tyre nën marrëveshjen bërthamore dhe Uashingtoni heq plotësisht dhe në mënyrë efektive dhe të verifikueshme sanksionet e njëanshme dhe të paligjshme kundër popullit iranian, të gjitha masat kufizuese dhe kompensuese të Iranit nën marrëveshjen bërthamore do të jenë të kthyeshme. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) në një raport të martën tha se Irani kishte përshpejtuar pasurimin e uraniumit./ParsToday