Gusht 29, 2021 14:31 Europe/Tirane
  • Talibanët do të njoftojnë përbërjen e plotë të qeverisë pas një jave

Një zëdhënës i talebanëve tha të Shtunën se ai do të prezantojë plotësisht kabinetin në ditët në vijim.

Sipas Sputnik, talebanët deri më tani kanë emëruar shefa policie dhe guvernatorë në 33 qytete. Talibanët do të njoftojnë përbërjen e plotë të qeverisë brenda një jave. Zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid gjithashtu tha se ishte e vështirë të parashikohej që femrat do të ishin pjesë e qeverisë. Lidhur me sulmet e SHBA kundër terroristëve të ISIS, ai tha se amerikanët duhet të informojnë talebanët para se të kryejnë ndonjë operacion në tokën afgane. Shtetet e Bashkuara duhet të kishin paralajmëruar talebanët për sulme ajrore mbi objektivat e ISIS. Kyë zëdhënës i talebanëve gjithashtu tha se aeroporti i Kabulit së shpejti do të vihet nën kontrollin e grupit. Ai u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Perëndimit të mbajnë marrëdhënie diplomatike me Afganistanin. Zëdhënësi i talebanëve i bëri këto deklarata ndërsa Pentagoni njoftoi të shtunën në  mbrëmje se dy elementë kryesorë të ISIS-it ishin vrarë në një sulm të udhëhequr nga SHBA në Afganistan.  Përpara sulmit me dron të Uashingtonit ndaj ISIS, Departamenti i Shtetit lëshoi ​​një deklaratë duke paralajmëruar qytetarët e tij që të largoheshin menjëherë nga hyrjet e aeroportit të Kabulit./ParsToday