Dështon sulmi i talebanëve në Panjshir
Përleshjet e talebanëve me forcat e rezistencës në Luginën Panjshir, rezultuan me vrasjen e tetë anëtarëve të grupit.
Sipas Reuters, një ish ndihmës i Ahmad Shah Massoud njoftoi humbjen dhe tërheqjen e talebanëve në sulmin e mbrëmshëm në provincën Panjshir. Fahim Dashti, një ish ndihmës i Ahmad Shah Massoud, tha në një video mesazh të martën se sulmi i talebanëve në pjesën perëndimore të Luginës së Panjshir kishte dështuar dhe kjo i detyroi talebanët që tërhiqeshin duke lënë pas disa viktima. Ndërkohë, Ahmad Massoud, udhëheqësi i rezistencës në provincën Panjshir të Afganistanit, i kishte thënë më parë Foreign Policy se do të ndërpriste luftën kundër grupit, nëse talebanët do të formonin një qeveri gjithëpërfshirëse, ku Taleban do të garantonte pushtet me të gjitha palët dhe do të siguronte të drejtat e barabarta për të gjithë afganët. Që nga rënia e Kabulit më 15 gusht, Panjshir është e vetmja provincë afgane e mbetur jashtë kontrollit të talebanëve, ndërsa grupi ka theksuar vazhdimisht se po kërkon një zgjidhje paqësore./ParsToday