Militantët sionistë sulmojnë palestinezët / 82 të plagosur
Militantët sionistë të Premten në mbrëmje sulmuan palestinezët me armë zjarri dhe gaz lotsjellës në një tubim proteste në Nablusin lindor, duke plagosur 82 palestinezë.
Sipas IRNA, Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze tha se 70 protestues ishin mbytur nga thithja e gazit lotsjellës, ndërsa 12 të tjerë ishin qëlluar në rrëzë të malit Sabih në veriperëndim tër rethit Bita. Qindra palestinezë demonstruan mbrëmjen e së Premtes dhe marshuan në malin Sabih pas lutjeve të së Premtes. Protestat erdhën për shkak të kundërshtimit të planit të Izraelit për të uzurpuar malin dhe për të ndërtuar njësi të reja të zhvillimit urban. Regjimi sionist ka përdorur plumba stërvitje, gaz lotsjellës dhe granata zanore për të shpërndarë protestat. Në të njëjtën kohë, përleshje të rënda u raportuan midis forcave pushtuese në Kods dhe një numër të rinjsh në zonat e qytetit të Ramallahut ku militantët sionistë përdorën municione të vërteta. Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi gjithashtu të Premten martirizimin e një të riu palestinez i cili u plagos në bark në kufirin lindor të Rripit të Gazës me territoret e okupuara, nga një plumb sionist. Mbrëmë, 15 persona, përfshirë 5 fëmijë, u plagosën si rezultat i të shtënave sioniste mbi protestuesit palestinezë gjatë natës. Dëshmori 26-vjeçar u identifikua si Ahmad Mustafa Saleh, një banor i kampit Jabalia në Rripin verior të Gazës./Syri