Shtator 08, 2021 17:57 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian: Irani dëshiron një Afganistan pa luftë dhe terrorizëm

Në një bisedë me ish-Presidentin e Afganistanit, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike të Iranit tha: "Irani dëshiron një Afganistan pa luftë dhe terrorizëm".

Sipas agjencisë së lajmeve IRNA, në një bisedë telefonike të martën, Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian dhe ish-presidenti afgan Hamid Karzai diskutuan zhvillimet e fundit në Afganistan. Në këtë bisedë, Ministri i Jashtëm iranian theksoi politikën parimore të Republikës Islamike të Iranit të bazuar në dialogun midis të gjitha grupeve me qëllim të formimit të një qeverie gjithëpërfshirëse në Afganistan që reflekton përbërjen etnike dhe demografike të këtij vendi dhe shtoi: "Afganistani vetëm në këtë rrugë mund të arrijë paqe të qëndrueshme". Amir Abdullahian shtoi: "Republika Islamike e Iranit do të mbajë të hapur kufijtë dhe pikat kufitare me Afganistanin për të lehtësuar situatën aktuale në këtë vend dhe do të vazhdojë tregtinë dypalëshe". Ish-presidenti afgan Hamid Karzai tha gjithashtu në thirrjen telefonike: "Personalitetet afgane po bëjnë çmos për të kapërcyer këtë situatë dhe qëllimi kryesor është të përmbushet vullneti i popullit afgan". Ndërsa vlerësoi qëndrimet dhe përpjekjet e bëra nga Republika Islamike e Iranit, ai theksoi: "Së bashku me personalitete të tjerë, ne jemi duke u konsultuar me grupe të ndryshme, përfshirë talebanët dhe i kërkojmë Republikës Islamike të Iranit që ashtu si në të kaluarën të ndihmojë për ta lehtësuar këtë proces"./ParsToday