Shtator 09, 2021 15:03 Europe/Tirane
  • Biden po kërkon rihapjen e konsullatës amerikane në Jeruzalemin Lindor

Pavarësisht kundërshtimit të fortë nga sionistët, presidenti amerikan planifikon të rihapë konsullatën e Uashingtonit në Jeruzalemin Lindor.

Sipas rrjetit informativ Axius, Presidenti amerikan Joe Biden tha në një takim të fundit me kryeministrin izraelit Naftali Bennett se ai nuk do të braktiste planin e tij për të rihapur konsullatën amerikane në Jeruzalemin Lindor, edhe pse vendimi mund të çojë në një përçarje midis aleatëve të Uashingtonit. Sidoqoftë, Naftali Bennett e kundërshtoi propozimin e Biden. Zyrtarë të lartë të administratës Bennett e shohin vendimin e SHBA për të rihapur konsullatën si një çështje të pakëndshme politike që mund të destabilizojë koalicionin e lëkundur të kabinetit të tyre dhe të hapë rrugën që Benjamin Netanyahu të kthehet në pushtet. Zyrtarët izraelitë kanë paralajmëruar vazhdimisht administratën e Uashingtonit për pasojat e rihapjes së konsullatës amerikane në Jeruzalemin Lindor. Qeveria Biden kishte rënë dakord më parë për të shtyrë rihapjen e konsullatës deri më 4 nëntor të këtij viti, derisa të miratohej buxheti nga Naftali Bennett. Ish-presidenti amerikan Donald Trump bashkoi konsullatën amerikane në Jeruzalemin Lindor me ambasadën amerikane në këtë qytet në vitin 2017, duke e njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e regjimit fals sionist./ParsToday