Shtator 13, 2021 15:03 Europe/Tirane
  • Dyqani i flamujve në Kabul që filloi në epokën sovjetike, u rikthye përsëri

Kabul, Afganistan - Një dyqan i vogël flamujsh, i vendosur në oborrin e një tregu në Kabul, ka dokumentuar historinë e trazuar të Afganistanit gjatë dekadave me mallrat e tij që gjithnjë i ndryshon.

Tani dyqani është i mbushur me flamuj të bardhë talebanë, të stolisur me deklaratën e besimit mysliman të Kuranit, me shkronja të zeza arabe.

Të dielën, katër djem adoleshentë u mbështetën mbi pëlhurën e bardhë të mbështjellë në një tryezë të ndriçuar nga dritat fluoreshente dhe mbushën cohën me vargun Kuranor në ngjyrë të zezë. Flamujt e përfunduar ishin varur mbi parmakun e ballkonit për t’u tharë.

Pronari, Wahidullah Honarwer, 58 vjeç, tha se para se Presidenti Ashraf Ghani të largohej nga vendi më 15 gusht, kur talebanët ishin gati të merrnin kryeqytetin e Kabulit, ai prodhoi flamuj nga të gjitha kombet që kishin marrëdhënie diplomatike me Afganistanin.

Honarwer ende i ka ato flamuj në magazinë.

"Talibanët erdhën dhe panë të gjithë ata flamuj dhe nuk na thanë asgjë," tha ai, i ulur pas një kompjuteri në dyqanin e tij. Ai tha se talebanët i thanë që t’i mbante ato flamuj derisa të stabilizohet situata.

Honarwer tha se ai është marrë me biznesin e flamurje për gati katër dekada, që në kohën kur një qeveri e mbështetur nga sovjetikët ishte në pushtet në vitet 1980. Sovjetikët u tërhoqën në 1989 dhe aleatët e tyre komunistë në 1992, të ndjekur nga sundimi i komandantëve të luftës dhe lufta civile.

Talibanët sunduan në vitet 1996-2001, kur një pushtim i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara i dëboi militantët islamikë. Talibanët morën përsëri kontrollin pasi forcat amerikane dhe NATO u tërhoqën nga Afganistani në fund të gushtit.

Honarëer thotë se ai kaloi 27 vjet në mërgim në Pakistan, por se tani do të qëndrojë në Afganistan, pavarësisht se kush është në krye.

"Unë e dua Afganistanin dhe dua të jetoj këtu," tha ai. "Çfarëdo regjimi të vijë, biznesi im është dhe do të vazhdojë."/Syri