Shtator 14, 2021 09:39 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm i Iranit: SHBA fajtori kryesor për paqëndrueshmërinë dhe pasigurinë e Afganistanit

Ministri i Jashtëm iranian Hossein Amir-Abdollahian deklaroi se Shtetet e Bashkuara duhet të fajësohen për një pjesë të madhe të paqëndrueshmërisë dhe pasigurisë në Afganistan.

Diplomati i lartë iranian i bëri këto komente të hënën, duke folur në një konferencë virtuale mbi Afganistanin, e cila u organizua nga Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guterres. "Sot, të gjithë ne jemi përballur me rrethana të reja dhe me një sfidë të re në Afganistan," tha Amir-Abdollahian. "Një pjesë e rëndësishme e faktorit që ka nxitur paqëndrueshmërinë, pasigurinë dhe situatën aktuale kaotike në Afganistan është i rrënjosur në politikat dhe gabimet e Shteteve të Bashkuara në Afganistan," shtoi ai. Në nivelin politik, anëtarët e bashkësisë ndërkombëtare duhet të përpiqen për të ndihmuar në krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse që përfshin të gjitha palët e interesuara në Afganistan, tha Ministri i Jashtëm iranian. Politika e jashtme e Republikës Islamike, në lidhje me Afganistanin, bazohet gjithashtu në mbështetjen e një Afganistani të pastër nga terrorizmi dhe narkotikët, ku populli afgan mund të ushtrojë plotësisht të drejtën e tij për vetëvendosje, tha Hossein Amir-Abdollahian. Vetëm një qeveri e tillë mund të garantojë siguri, stabilitet dhe zhvillim në Afganistan, theksoi Ministri i Jashtëm iranian. Në nivelin humanitar, bota duhet të përpiqet menjëherë për të siguruar rrjedhjen e ndihmës në Afganistan, tha ai, dhe shprehu gatishmërinë e Republikës Islamike për të ndihmuar në këtë çështje duke lehtësuar transferimin e furnizimeve drejt Afganistanit. Amir-Abdollahian, ndërkohë, shprehu keqardhje për nivelin e dobët të performancës së bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me situatën e refugjatëve afganë./ParsToday