Shtator 14, 2021 14:37 Europe/Tirane
  • Plani i ISIS për të sulmuar provincën Niniva neutralizohet nga forcat e mobilizimit popullor

Forcat e mobilizimit popullor të Irakut të njohura si Hashd al-Shaabi kryen një operacion të papritur në provincën Niniva, duke penguar planin e terroristëve të ISIS për të sulmuar civilët në zonë.

Siç njoftoi të martën Sumerian News, Forcat e mobilizimit popullor kryen një operacion të befasishëm kundër terroristëve të ISIS në zonën Al-Zejtuna të provincës veriore të Niniva. Gjatë operacionit, u kapën sasi të mëdha armësh që i përkisnin mbetjeve të elementëve të ISIS. Organizata e mobilizimit popullor tha se edhe disa raketa që ISIS synonte të përdorte për të synuar civilët u kapën gjatë operacionit. Javën e kaluar, forcat e Hashd  al-Shaabit gjatë një operacioni të papritur zmbrapsën sulmin e mbetjeve të elementëve terroristë të ISIS në provincën Salahedin. Pavarësisht humbjes së grupit terrorist ISIS në Irak, mbetjet e terroristëve këtij grupi janë ende të pranishme në këtë vend. Ushtria irakiane dhe forcat e Hashd al-Shaabit kanë kryer disa operacione për të pastruar pjesë të ndryshme të vendit nga pushtimi i grupeve terroriste dhe këto operacione po vazhdojnë./ParsToday