Fillimi i tërheqjes graduale të trupave amerikane nga Iraku
Forcat amerikane po tërhiqen gradualisht nga bazat e tyre ushtarake në Irak.
Rrjeti informativ Al-Arabia pohoi se që nga e shtuna forcat amerikane kishin filluar të tërhiqeshin nga bazat ushtarake, përfshirë Ain al-Assad, në provincat Anbar dhe Erbil. Sipas raportit, Abdul Amir al-Shammari, zëvendës komandant i Operacioneve të Përbashkëta të Ushtrisë Irakiane dhe homologu i tij amerikan, John Brennan, u takuan për të diskutuar reduktimin e numrit të njësive dhe kapaciteteve luftarake amerikane në bazat ushtarake Ain al-Assad dhe Erbil dhe ranë dakord që ky reduktim trupash të realizohet deri në fund të shtatorit. Bagdadi dhe Uashingtoni në raundin e tretë të bisedimeve strategjike ranë dakord për tërheqjen e trupave amerikane nga Iraku deri më 31 dhjetor 2021. Gjatë vizitës së tij të fundit në Shtetet e Bashkuara, Kryeministri irakian Mustafa al-Kadhimi u takua me Presidentin Joe Biden për të diskutuar një sërë çështjesh dhe nevojën që trupat amerikane të largohen nga Iraku deri në fund të këtij viti./ParsToday