Parlamenti libanez voton në favor të kabinetit të kryeministrit Naxhib Mikati
Parlamenti libanez të hënën mbrëma votoi në favor të kabinetit të kryeministrit të ri Naxhib Mikati.
Sipas agjencisë IRNA, kryetari i parlamentit libanez Nabih Berri tha se kabineti i Naxhib Mikati kishte fituar një shumicë prej 85 votash pro. Parlamenti libanez me 100 deputetë u mblodh të hënën në mbrëmje. Pesëmbëdhjetë deputetë refuzuan t'i japin votëbesimin qeverisë së re libaneze. Më 26 korrik, Mikati u emërua nga Presidenti libanez Michel Aoun për të formuar një kabinet. Libani nuk ka pasur një qeveri zyrtare që nga gushti i vitit të kaluar, dhe Hasan Diab ka qenë kryeministri i fundit në detyrë. Pas shpërthimit të portit të Bejrutit më 4 gusht 2020 dhe dorëheqjes së kryeministrit të atëhershëm libanez Hasan Diab, Saad al-Hariri, kreu i fraksionit libanez Al-Mustakbal, u emërua për të formuar një kabinet, por për shkak të justifikimeve të kota dhe mosmarrëveshjeve me Presidentin libanez Michel Aoun, ai nuk realizoi formimin e kabinetit qeveritar dhe pas 9 muajsh njoftoi dorëheqjen e tij më 15 korrik. Kabineti i ri i Libanit u miratua, ndërsa që prej një viti e gjysmë populli libanez përballet me një situatë të përkeqësuar ekonomike si rezultat i sanksioneve amerikane./ParsToday