Shtator 23, 2021 08:00 Europe/Tirane
  • Mbreti i Arabisë Saudite shpreh optimizëm për rezultatin e negociatave me Iranin

Mbreti i Arabisë Saudite shprehu shpresën se negociatat e vendit të tij me Iranin do të çonin në ndërtimin e besimit.

Sipas Al-Jazeera, të Mërkurën, Salman bin Abdulaziz, në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB tha: "Irani është fqinji ynë dhe ne shpresojmë që bisedimet tona me këtë vend të çojnë në ndërtimin e besimit." Duke përsëritur pretendimet e aleatëve të tij amerikanë, Salman bin Abdulaziz tha se Arabia Saudite thekson rëndësinë e parandalimit të Iranit nga posedimi i një arme bërthamore. Ai tha gjithashtu se Arabia Saudite beson në paqen si një opsion strategjik për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme. "Politika e jashtme e Arabisë Saudite thekson rëndësinë e forcimit të sigurisë, stabilitetit dhe mbështetjes së zgjidhjeve paqësore," shtoi ai. Salman bin Abdulaziz gjithashtu pretendoi se lëvizja Ansarallah ishte kundër një zgjidhjeje paqësore të krizës në Jemen, duke pretenduar se plani i paqes i paraqitur nga Riadi vitin e kaluar do të çonte në paqe në Jemen. Salman tha se Arabia Saudite mbështet vendosjen e paqes në Afganistan dhe garantimin e të drejtave të popullit të tij./ParsToday