Shtator 26, 2021 19:51 Europe/Tirane
  • “Heroi i Vogël” i Iranit bën jehon në mediat botërore

Disa media të njohura botërore duke vlerësuar lartë sakrificën e djaloshit 15 vjeçar iranian për të shpëtuar dy gra nga flakët e zjarrit duke e sakrifikuar jetën e vet, e kanë quajtur atë “Heroi i Vogël” i Iranit.

Kanali televiziv BFMTV i Francës ka raportuar se Ali Landi, djaloshi 15 vjeçar iranian pasi ka shpëtuar dy gra nga mesi i flakëve të zjarrit, ka vdekur si pasojë e plagëve të rënda që ka marrë nga zjarri. Sipas kësaj medie franceze, zyra e liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit ka kontaktuar familjen e këtij djaloshi që sakrifikoi jetën e tij dhe ka shprehur ngushëllime dhe është solidarizuar me ata.

Në lidhje me këtë ngjarje prekëse dhe këtë sakrificë të këtij djaloshi 15 vjeçar iranian kanë shkruar media të ndryshme si “Lesansil” e Luksemburgut”, Anatoly në gjuhën angleze etj..

Ky djalosh 15 vjeçar në Iran ka marrë epitetin “Heroi Kombëtar” dhe “Heroi i Madh”./ParsToday