Shtator 28, 2021 16:32 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase avancojnë në provincën Ma'rib

Pas luftimeve të ashpra me forcat e koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite në frontin jugor të provincës Ma'rib, forcat jemenase kanë marrë kontrollin e rajoneve Horra dhe Nexhad dhe të rajonit strategjik Umm Rbeish në perëndim të distriktit Al-Xhuba.

Përparimet, thanë ekspertët ushtarakë, do të bëjnë më shumë presion mbi forcat e mbështetura nga Arabia Saudite brenda qytetit Ma'rib, pasi distrikti Al-Xhuba ndodhet afër qytetit dhe është një nga linjat e fundit të mbrojtjes për forcat mercenare saudite. Prej muajsh ushtria jemenase ka intensifikuar operacionet e saj ushtarake për të çliruar provincën e pasur me naftë Ma'rib. Ndërkohë, trupat jemenase vazhdojnë të përparojnë drejt kampit të forcave të mbështetura nga Arabia Saudite në rajonin Kashina, i cili u godit kohët e fundit nga dy raketa balistike. Qyteti Ma'rib është dëshmitar i përparimeve të jashtëzakonshme nga forcat e armatosura të Jemenit të mbështetura nga fiset vendase të cilët janë të vendosur të çlirojnë tokën e tyre nga fuqitë e huaja. Banorët e tij thonë se forcat e mbështetura nga Arabia Saudite duhet të largohen nga vendi para se të dëbohen nga ushtria jemenase./ParsToday