Shtator 30, 2021 08:01 Europe/Tirane
  • Shërbimi inteligjent iranian shkatërron një skemë të madhe mashtrimi me kriptovaluta

Ministria iraniane e Inteligjencës njoftoi se ka shkatërruar një rrjet mashtrimi të madh që i shtyu njerëzit të investojnë në një kriptovalutë të rreme të quajtur King Money.

Një deklaratë e kësaj Ministrie e transmetuar të mërkurën nga agjencia zyrtare e lajmeve IRNA tha se shumë persona ishin arrestuar për përfshirje në skemën e mashtrimit. Ministria iraniane e Inteligjencës tha se rrjeti mashtrues kishte tërhequr investime nga njerëzit përmes fillimit të një skeme piramidale që ofronte King Money (KIM) si një kriptovalutë. Rrjeti kishte arritur të grumbullonte pasuri të madhe duke inkurajuar investitorët të blinin KIM dhe më pas duke mashtruar me tregtimin spekulativ të kriptomonedhës së rreme, thuhej në deklaratë. Ministria iraniane e Inteligjencës tha se gjyqësori iranian do të vendosë për rastin në të cilin shumë njerëz kishin humbur investimet e tyre për shkak të bashkimit me skemën e mashtrimit. Ministria e inteligjencës u bëri thirrje iranianëve që të kenë më shumë kujdes kur vendosin të investojnë në tregje të paqëndrueshme, siç janë kriptovalutat./ParsToday