Ushtria ruse sulmon me dron terroristët në Siri
Rrjeti televiziv libanez Al-Mayadeen raportoi se shtatë terroristë u vranë dhe u plagosën në një sulm me dron të ushtrisë ruse kundër pozicioneve të grupit terrorist Hajat Tahrir al-Sham të vendosur në rajonin al-Raviha, në provincën siriane të Idlib.
Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me qendër në Londër e konfirmoi lajmin dhe tha se katër anëtarë të grupit terrorist Hajat Tahrir al-Sham u vranë në një nga sulmet më spektakolare të dronëve të ushtrisë ruse. Lidhur me detajet e këtij operacioni të paparë, thuhet se pozicionet e grupit terrorist Hajat Tahrir al-Sham u shënjestruan nga një dron zbulues rus, i cili hodhi një kuadrikopter të vogël të pajisur me parashutë dhe të ngarkuar me eksploziv. Terroristët u përpoqën të kapnin kuadrokopterin, megjithatë, sapo u mblodhën rreth dronit, ndodhi një shpërthim, si rezultat i të cilit katër nga terroristët u likuiduan dhe tre të tjerë u plagosën. Kjo është hera e parë që një taktikë e tillë është përdorur në Siri, e cila u provua të jetë shumë efektive dhe mund të përdoret në të ardhmen./ParsToday