Tetor 06, 2021 19:44 Europe/Tirane
  • Al-Nakhale: Beteja me sionizmin nuk ndalet, rezistenca opsioni më i mirë

Sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës deklaroi se beteja me armikun sionist nuk do të ndalet deri në kohën e çlirimit të pëllëmbës së fundit të territorit të Palestinës.

Kanali televiziv Al Mejadin njoftoi se Zijad Al-Nakhale, sekretari i përgjithshëm i lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës, gjatë një fjalimi me rastin e 34 vjetorin e formimit të kësaj lëvizje, deklaroi: "Nga pikëpamja e lëvizjes Xhihadi Islamik, rezistenca është opsioni më i mirë për t'u përballur dhe luftuar me regjimin sionist. Sionistët kanë bërë të gjitha përpjekjet e tyre për dëbimin me dhunë të banorëve palestinezë nga lagjja Xharah në Kodisn e pushtuar, mirëpo palestinezët në të gjitha territoret e pushtuara janë ngritur në kundërshtim të këtij vendimi të padrejtë. Të gjithë myslimanët në botën islame duhet të pozicionohen në një front të bashkuar dhe të kundërshtojnë projektin pushtues të sionistëve. Nëse nuk do të luftojmë kundër pushtuesve, ata do ta zgjerojnë politikën pushtuese të tyre në të gjithë rajonin dhe shembulli më i mirë për këtë politikë armiqësore është normalizimi i marrëdhënieve të disa shteteve arabe me sionistët, gjë që nuk mund të ndryshojnë realitetin. Populli i Palestinës nuk do të heqë dorë nga lufta rezistente dhe fitorja do të jetë në anën tonë dhe armiku sionist është i gjykuar të humbë dhe të largohet plotësisht nga territoret e Palestinës"./ParsToday