Tetor 08, 2021 08:17 Europe/Tirane
  • Raisi: Kapaciteti i centralit bërthamor të Bushehrit do të trefishohet

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit tha se sasia e prodhimit të energjisë elektrike të centralit bërthamor të Bushehrit në fazat e zhvillimit të tij do të rritet tre herë.

Sejed Ebrahim Raisi, pasi vizitoi pjesë të ndryshme të centralit bërthamor në Bushehr, u tha gazetarëve: "Politika e përcaktuar e Republikës Islamike të Iranit është shfrytëzimi i energjisë bërthamore paqësore dhe ne nuk do të heqim dorë prej saj". Presidenti Raisi shtoi: "Në këtë drejtim, është përcaktuar qartë misioni i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit për të gjeneruar dhjetë mijë megavat energji elektrike nga energjia bërthamore". Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi: "Arritja e pozicionit të parë ekonomik, shkencor dhe teknologjik në rajon kërkon planifikim të mençur dhe të qëllimshëm për zhvillimin e qëndrueshëm të industrisë bërthamore në përputhje me standardet më të fundit ndërkombëtare." "Njohuritë bërthamore në të ardhmen do të përcaktojnë zhvillimin shkencor dhe përparimin e jashtëzakonshëm të vendeve, dhe ne nuk duhet të mbetemi pas karvanit të lëvizjes shkencore në botë," tha Presidenti i Republikës Islamike të Iranit. Njësia e parë e centralit bërthamor të Bushehrit me një kapacitet prej 1000 MW u lidh me rrjetin elektrik kombëtar të Iranit në vitin 2011. Ceremonia e fillimit të ndërtimit të Njësisë 2 të centralit bërthamor të Bushehrit u mbajt gjithashtu më 10 Nëntor 2019./ParsToday