Amir Abdulahian: Irani është gati të ofrojë çdo ndihmë për Libanin
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës Islamike të Iranit, Hossein Amir-Abdulahian, tha: "Teherani është i gatshëm t'i japë çdo ndihmë Libanit, pavarësisht kushteve të vështira ekonomike me të cilat përballet"
Në një intervistë për rrjetin informativ Al-Manar të Shtunën, Hossein Amir-Abdulahian theksoi mbështetjen e vazhdueshme të Iranit për Libanin dhe sovranitetin e tij. Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike theksoi më tej se takimi i tij me Seyyed Hassan Nasrullah, Sekretar i Përgjithshëm i Hezbullahut në Liban, ishte "i dobishëm dhe konstruktiv" dhe se Irani gjithashtu përdor pikëpamjet e Nasrullah në çështjet rajonale. Ai e quajti Seyyed Hassan Nasrullah udhëheqësin më të madh kombëtar në Liban dhe tha: "Zyrtarët iranianë takohen gjithmonë me Seyyed Hassan Nasrullah dhe përdorin pikëpamjet e tij të thella mbi çështjet rajonale dhe theksojnë rëndësinë e bisedimeve rajonale dhe zhvillimit rajonal." Të Premten, Ministri i Jashtëm iranian u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të Hezbullahut në Liban dhe të dy palët diskutuan zhvillimet e fundit politike në Liban dhe rajon. Gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm të Hezbullahut libanez Seyyed Hassan Nasrullah, ministri i jashtëm iranian Hossein Amir Abdulahian theksoi stabilitetin e pozicionit të Iranit ndaj Libanit dhe mbështetjen dhe qëndrimin e tij për këtë vend në të gjitha fushat. Seyyed Hassan Nasrullah, Sekretar i Përgjithshëm i Hezbullahut në Liban, gjithashtu falënderoi Republikën Islamike të Iranit për qëndrimin pranë qeverisë dhe kombit dhe rezistencës libaneze në dekadat e fundit. Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit të Shtunën mbërriti në Siri, në vizitën e tij të tretë pas vizitës në Rusi dhe Liban dhe u takua me zyrtarë sirian, përfshirë Presidentin Bashar al-Assad dhe Ministrin e Jashtëm Faisal Mekdad./ParsToday