Tetor 12, 2021 14:02 Europe/Tirane
  • Forcat jemenase shënojnë fitore të reja frontale në Marib

Një burim ushtarak i Jemenit kanë njoftuar se forcat e ushtrisë dhe rezistencës popullore të Jemenit kanë marrë nën kontroll edhe disa zona të tjera në jug të provincës Marib.

Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se forcat e ushtrisë dhe të rezistencës popullore të Jemenit sot (të martën në vazhdën e avancimeve të tyre në luftën e provincës Marib, kanë arritur të marrin nën kontroll edhe disa fshatra dhe zona të tjera në qytetin Aë-Xhuxhe në jug të provincës Marib.

Një burim ushtarak jemenas ka thënë: “Avancimet e reja të forcave jemenase dhe marrja nën kontroll të këtyre zonave në realitet garantojnë vazhdimin e avancimeve të ardhshme të forcave të qeverisë së Sanas në drejtim të qytetit Marib.

Avancimi i forcave të qeverisë për shpëtimit kombëtar të Jemenit në këtë rajon është bërë pasi forcat jemenase më parë kanë marrë nën kontroll rajonin Xhebel Al-Maghra. Në 24 orët e kaluara luftime të ngjashme janë zhvilluar edhe në qytetin Al-Abdije mes forcave të shpëtimit kombëtar të Jemenit dhe forcave të udhëhequra nga Mansur Hadi dhe gjatë këtyre luftimeve janë vrarë me dhjetëra forca të Mansur Hadi.

Kanali televiziv Al-Masira ka njoftuar se koalicionit agresor i Arabisë Saudite gjatë 24 orët e kaluara ka kryer më shumë se 50 sulme ajrore në qytetin Al-Abdije dhe ka shkaktuar dëme të mëdha në shtëpitë dhe pronat e qytetarëve të këtij rajoni./ParsToday