Martirizohet një palestinez i ri në Bregun Perëndimor
Një i ri palestinez u qëllua për vdekje nga trupat izraelite në Betlehem në Bregun Perëndimor.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, regjimi sionist pretendoi se ky palestinez i ri kishte për qëllim të sulmonte ushtrinë sioniste. Duhet të theksohet se sionistët shpesh përdorin pretendime të tilla për të justifikuar shënjestrimin e palestinezëve. Ndërkohë, burimet palestineze raportuan arrestimin e një palestinezi pranë një pike kontrolli në Betlehemin perëndimor. Dhjetëra palestinezë u plagosën gjithashtu në sulmin e forcave izraelite të enjten në zonën Duma në jug të Nablusit në Bregun Perëndimor. Milicitë dhe kolonët sionistë martirizojnë, plagosin ose arrestojnë dhe shtypin çdo ditë popullin e shtypur palestinez me pretekste të ndryshme./ParsToday