Qershor 15, 2021 07:47 Europe/Tirane
  • Armiqtë e brengosur thellë për praninë e Iranit në Oqeanin Atlantik

Komandanti i Marinës Iraniane deklaroi se armiqtë e Republikës Islamike janë thellësisht të shqetësuar për praninë e flotës detare të Iranit në Oqeanin Atlantik.

Admirali Husein Khanzadi i bëri deklaratat para gazetarëve gjatë një ceremonie të mbajtur të hënën gjatë së cilës destrojeri Dena dhe anija çminuese Shahin u bashkuan me flotën e Marinës Iraniane. "Prania e flotës detare të Marinës së Republikës Islamike të Iranit në Oqeanin Atlantik ka shqetësuar shumë armiqtë e vendit," tha Khanzadi. "Kjo është ndërsa prania e forcave strategjike detare të Republikës Islamike të Iranit ka për qëllim promovimin e bashkëpunimit me vendet bregdetare në Oqeanin Atlantik," shtoi ai. Komandanti iranian vuri në dukje se media amerikane dhe pushtetarët e këtij vendi kanë qenë të shqetësuar gjatë javëve të fundit nga mbërritja e një flote detare iraniane, përfshirë anijen logjistike Makran dhe destrojerin Sahand, për herë të parë në Oqeanin Atlantik. Komandanti i Marinës iraniane tha ashtu siç është theksuar nga Lideri Suprem i Revolucionit Islamik Ajetollah Khamenei, "ujërat ndërkombëtare u  përkasin të gjitha kombeve dhe ne tani po lundrojmë në det të hapur dhe kjo është prania jonë e parë në Oqeanin Atlantik".

/parstoday