Tetor 26, 2021 18:14 Europe/Tirane
  • Amir Abdulahjan: Irani po zhvillon konsultime në fushën e sigurisë me autoritetet e përkohshme të Afganistanit

Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke thënë se Irani po vazhdon konsultimet në fushën e sigurisë me autoritetet e përkohshme të Afganistanit dhe theksoi se autoritetet e përkohshme për qeverisjen e Afganistanit janë përgjegjës për vendosjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në këtë vend.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Husejn Amir Abdulahjan, ministri i punëve të jashtme të Iranit, sot (të martën) pas takimit dhe bisedimeve me Shah Mahmud Kurejshi, ministrin e punëve të jashtme të Pakistanit, në konferencën për shtyp në Teheran, deklaroi: "Formimi i qeverisë gjithëpërfshirës me pjesëmarrjen e të gjitha grupeve etnike në Afganistan është programi më i rëndësishëm politik që ndodhet para të gjitha palëve aktualisht dhe ne po vazhdojmë kontaktet tona me të gjitha palët në Afganistan".

Ministri i punëve të jashtme të Iranit duke thënë se për të ndihmuar Afganistanit për të dalë nga kriza aktuale dhe gjendja që po mbretëron atje, të gjitha korridoret kufitare të Iranit për zhvillimin e tregtisë me Afganistanin, ndërsa shtoi: "Jem të gatshëm plotësisht për të lehtësuar procesin e dërgimit të ndihmave humanitare nëpërmjet kufijve të Iranit në Afganistan. Aq sa kemi mundësi, do të ndihmojnë për të përmirësuar gjendjen ekonomike dhe jetësore në Afganistan dhe dërgimin e ndihmave humanitare të vendeve të tjera në Afganistan, sidomos tani që ndodhemi në prag të stinës së dimrit dhe do të presim fluks më të vogël të refugjatëve afganë në drejtim të vendeve fqinjë. Gjithashtu, Irani do të vazhdojë bashkëpunimet me Afganistanin në tregjet kufitare".

Ministri i punëve të jashtme të Iranit shtoi: "Kemi rënë dakord me vendin mik të Pakistanit që në takimin e ministrave të punëve të jashtme të vendeve fqinjë të Afganistanit që do të zhvillohet në Teheran, do të dërgojmë një mesazh të unifikuar për popullin e Afganistanit, për Bashkësinë Ndërkombëtare dhe për autoritetet e përkohshme qeverisëse të Afganistanit. Do të mundohemi që me një gjuhë të përbashkët dhe me një perceptim të përbashkët të ndihmojmë që Afganistani të tejkalojë këtë situatë të ndërlikuar dhe i gjithë rajoni të ketë një stabilitet të qëndrueshëm"./ParsToday