Kamalvandi: Agjencia e Energjisë Atomike të ndalojë zbulimin e informacionit konfidencial
Zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, duke deklaruar se shpërndarja e informacionit konfidencial dhe dhënia e tyre tek të tjerët, është bërë një procedurë në Agjencinë e Energjisë Atomike që duhet të ndërpritet sa më parë, deklaroi: Do të marrim patjetër masa për të parandaluar përsëritjen e të tilla veprimeve.
Behrouz Kamalvandi, zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, në një intervistë me Agjencinë e Radios dhe Televizionit IRIB në lidhje me publikimin e raportit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe publikimin e disa informacioneve bërthamore, tha: Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike herë pas here paraqet një raport mirëpo këto detaje nuk duhet të lëshohen. Ky zëdhënës i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit vazhdoi: "Duhet të lëshohen raporte kur ka ndodhur një ndryshim i madh ose një devijim. Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike e ka bërë këtë për një kohë të gjatë dhe ne kemi protestuar shumë herë kundër kësaj. Kamalvandi tha: “Duke marrë parasysh publikimin e njëpasnjëshëm të dokumenteve iraniane, duket se kjo është një procedurë që po kryhet nën ndikimin e disa vendeve me një qëllim specifik, pjesë e së cilës është krijimi i luftës psikologjike sepse ky informacion nuk ka nevojë që të publikohet”. Kamalvandi shtoi: “Duke qenë se programi i pasurimit të Iranit është plotësisht transparent dhe pa asnjë devijim, duket se publikimi i raporteve të tilla ka për qëllim minimin e këtij programi nën ndikimin e vendeve të caktuara”. Zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit theksoi: "Nëse kjo procedurë nuk ndalet, ne do të duhet të rishqyrtojmë ndërveprimin tonë me IAEA, natyrisht, puna mbrojtëse e IAEA do të kryhet; Duhet të krijohet një mekanizëm për të parandaluar Agjencinë që të shpërndajë informacionin e marrë gjatë përgjithësimit të raporteve të saj./ParsToday