Tetor 30, 2021 08:00 Europe/Tirane
  • Bagheri Kani: Takimi me zëvendësministrin e Jashtëm rus ishte pozitiv dhe frytdhënës

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit njoftoi për takim pozitiv dhe të frytshëm që ai pati me zëvendësministrin e Jashtëm rus.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, zëvendësi politik i Ministrisë së Jashtme të Iranit, “Ali Bagheri Kani”, në hapësirën kibernetike ka shkruar: Në një takim pozitiv dhe të frytshëm me zëvendësministrin e Jashtëm rus Sergei Riabkov, ne shqyrtuam zhvillimet e fundit dhe shkëmbyem pikëpamje mbi negociatat për heqjen e sanksioneve të paligjshme dhe shtypëse. “Gjithashtu u vendos që të vazhdojmë konsultimet tona në nivele të ndryshme për të forcuar qëndrimet e përbashkëta”, vijoi Bagheri Kani. Gjatë vizitës së tij në Moskë, zëvendësministri i Jashtëm iranian u takua me homologun e tij rus Sergei Riabkov dhe kryenegociatorin bërthamor, si dhe Mikhail Bogdanov, zëvendësministrin e Jashtëm rus dhe të dërguarin special të presidentit rus për Afrikën Perëndimore dhe Azinë. Ali Bagheri Kani të premten u nis nga Moska për në Teheran pas këtij udhëtimi dyditor. Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit mbërriti në Bruksel të martën javën e kaluar në krye të një delegacioni diplomatik për të diskutuar mbi bisedimet që kishin filluar në Teheran me Enrique Mora, koordinator i Komisionit të Përbashkët./ParsToday