Qytetarët sirianë dënojnë veprimet pushtuese të Turqisë
Shumë qytetarë sirianë në Alepo kanë protestuar kundër veprimeve pushtuese të Turqisë ndaj Sirisë.
Kanali televiziv Al-Akhbarije njoftoi se banorët e disa fshatrave në veri të Alepos në Siri sot (të hënën) kanë organizuar protesta dhe kanë dënuar veprimet e rrjeteve terroriste të armatosura dhe të mbështetura nga Turqia dhe i kanë quajtur pushtuese veprimet e Turqisë.
Pjesëmarrësit në këto protesta kanë deklarua mbështetjen e vet ndaj qeverisë dhe ushtrisë së Sirisë në luftën kundër terroristëve dhe pushtuese deri në çlirimin e plotë të territorit të Sirisë dhe kanë theksuar se populli i Sirisë me të gjitha grupet e tij, do të qëndrojë përball armiqve dhe do të flijojë gjakun e vet për të çliruar të gjitha territoret e Sirisë nga pushtimi i terroristëve dhe pushtuesve të huaj.
Ushtria e Turqisë më 9 tetor të vitit 2019, me pretekst të luftës kudër terroristëve dhe spastrimin e kufijve të Turqisë me Sirinë nga prania e grupeve militante kurde, ka pushtuar pjesën veriore të territorit të Sirisë./ParsToday