Nëntor 04, 2021 08:00 Europe/Tirane
  • 29 nëntori; Koha për rifillimin e bisedimeve të Vjenës

Zëvendësministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit njoftoi të mërkurën se bisedimet për heqjen e sanksioneve kundër Iranit do të fillojnë të hënën, më 29 nëntor.

Sipas IRNA, "Ali Bagheri" shkroi në Twitter: "Në një bisedë telefonike me "Enrique Mora", zëvendësministër i Jashtëm i BE-së, më 29 nëntor në Vjenë u ra dakord për fillimin e negociatave që synojnë heqjen e sanksioneve të paligjshme dhe çnjerëzore. Bashkimi Evropian (BE) ka thënë në një deklaratë se do të rifillojë takimin e tij në Vjenë më 29 nëntor dhe se pjesëmarrësit do të vazhdojnë të konsultohen për zbatimin e plotë dhe efektiv të marrëveshjes. Sipas Bashkimit Evropian, takimi do të mbahet në nivel të përfaqësuesve dhe drejtorëve politikë të Ministrive të Jashtme iraniane dhe Grupit Katër plus Një. Zëvendësministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit kishte theksuar më parë në Tëitter se Irani ishte i vendosur të negociojë heqjen e plotë dhe efektive të sanksioneve shtypëse dhe të paligjshme, të garantojë normalizimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike me Iranin dhe për garancitë e vlefshme. Deri më tani në Vjenë janë zhvilluar gjashtë raunde bisedimesh me qëllim kthimin e Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen bërthamore, me pjesëmarrjen e vendeve të mbetura në marrëveshje./ParsToday