Nëntor 06, 2021 20:55 Europe/Tirane
  • Migrimi i detyruar i palestinezëve nga Kodsi

Në kuadër të zhvendosjes së detyruar të palestinezëve, regjimi pushtues u dorëzoi dhjetëra njoftime evakuimi banorëve të lagjes Sheikh Jarrah dhe qytetit Toor në Kodsin e pushtuar.

Pushtuesit ngritën gjithashtu disa postblloqe rreth pjesës së vjetër të Kodsit të pushtuar dhe Xhamisë Al-Aksa, duke ndaluar qindra palestinezë që të hyjnë në zonë me pretekstin e mosmarrjes së lejeve të nevojshme. Banorët e lagjes Tashikh Jarah dhe qytetit Toor në Kods paralajmëruan pushtuesit, të cilët po kërkojnë të konfiskojnë shtëpitë palestineze, për t'ua dorëzuar pasuritë banorëve, se po luajnë me zjarrin. Për të kufizuar lëvizjen e palestinezëve që jetojnë në në pjesën e vjetër të qytetit Kods dhe rreth xhamisë Al-Aksa, janë kryer disa inspektime në këto zona, ndërsa gërmimi dhe shkatërrimi i zonës së varrezave Yousefieh në Jerusalem vazhdon. Në çdo rast, pushtuesit po përpiqen të përdorin çdo mekanizëm dhe mundësi për të prishur përbërjen demografike të Kodsit në favor të sionistëve./ParsToday