Nëntor 07, 2021 07:27 Europe/Tirane
  • Fillimi i stërvitjes së përbashkët të Ushtrisë Zulfiqar 1400

Sot filluan fazat kryesore të stërvitjes së përbashkët Zulfiqar 1400 të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit.

Sipas shtabit të propagandës stërvitore, faza kryesore e stërvitjes së përbashkët të ushtrisë Zulfiqar 1400, nisi sot (e diel) me emrin e shenjtë të të Dërguarit të Zotit (s.a.v.s) me praninë dhe pjesëmarrjen e njësive të këmbësorisë, forcat tokësore të blinduara dhe të mekanizuara, sistemet e Mbrojtjes së Forcave të Mbrojtjes Ajrore, anije sipërfaqësore dhe nëndetëset e marinës të mbështetur nga avionët luftëtarakë dhe dronët e Forcave Ajror. Kjo stërvitje filloi në brigjet e Makranit, në jug të Iranit. Admirali Habibollah Sayari, Komandanti i Stërvitjes së Përbashkët Zulfiqar 1400, tha: "Operacioni i mbledhjes së informacionit elektronik, sinjalistik dhe anti-elektronik të forcave sulmuese duke përdorur sistemet e dëgjimit dhe navigimit të njësive taktike dhe bregdetare, me dronë të ndryshëm zbulues iranianë Ababil 3 , Yasir, Sadegh, Mohajer 4" dhe Simorgh dhe një shumëllojshmëri avionësh zbulimi u zbatua me sukses.   Admirali "Sayari" shtoi: "Monitorimi i hapësirës ajrore të vendit dhe zonës së përgjithshme të stërvitjes në zonën detare në jug të Iranit dhe zbatimi i sistemeve të mbrojtjes nga zjarri për t'u përballur me objektivat armiqësore dhe operacionet e patrullimit ajror, janë një tjetër skenar që do të praktikohet në stërvitjen e përbashkët të Ushtrisë Zulfiqar 1400./ParsToday