Nëntor 11, 2021 07:00 Europe/Tirane
  • Bagheri mbërriti në Londër për të vazhduar konsultimet

Pas vizitës së tij në Evropë, zëvendësministri i Jashtëm iranian kryesoi një delegacion diplomatik në Londër për t'u takuar me zyrtarë britanikë.

Sipas IRNA, zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Ali Bagheri Kani është planifikuar të diskutojë çështje dypalëshe dhe rajonale me homologun e tij britanik dhe disa zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Jashtme britanike. Konsultimet për bisedimet e Vjenës janë një tjetër pikë e rendit të ditës së bisedimeve të Bagherit. Një raund i ri i bisedimeve të Vjenës për heqjen e sanksioneve mizore dhe çnjerëzore do të rifillojë më 29 nëntor 2021. Bagheri, i cili para Londrës kishte udhëtuar në Paris dhe Berlin, në një postim në Twitter shkroi: “Pas konsultimeve me kolegët e mi në vende të tjera, do të takohem në ditët në vijim me disa homologë evropianë”. Zëvendësministri i Jashtëm iranian shtoi: "Shkëmbimi i pikëpamjeve për çështjet dypalëshe dhe të rajonit, si dhe bisedimet e ardhshme janë në rendin e ditës". Ne nuk do të kursejmë asnjë përpjekje për të çuar përpara interesat tona kombëtare, duke përfshirë heqjen e sanksioneve të paligjshme. Duke theksuar se në Vjenë nuk do të kemi bisedime bërthamore, Bagheri tha: “Çështja jonë kryesore në këto bisedime janë pasojat e tërheqjes së SHBA-së marrëveshja bërthamore, të cilat janë të kufizuara në sanksionet e paligjshme të vendosura ndaj Republikës Islamike të Iranit. Pas tërheqjes së njëanshme dhe të paligjshme të Shteteve të Bashkuara nga marrëveshja bërthamore (8 maj 2018), Republika Islamike e Iranit u përpoq të ruante marrëveshjen bërthamore për aq kohë sa palët e tjera në marrëveshje të përmbushnin detyrimet e tyre, por evropianët nuk arritën të ndërmerrnin hapat praktikë për zbatuar premtimet e dhëna për të ruajtur marrëveshjen./ParsToday