Nëntor 13, 2021 08:11 Europe/Tirane
  • Avionët luftarak të Turqisë bombardojnë disa zona në Irakun Verior

Burimet irakiane kanë njoftuar për bombardime të reja të disa rajoneve në provincën Dehuk në veri të Irakut nga ana e avionëve luftarakë të Turqisë

Agjencia e lajmeve Shafagh News njoftoi se burimet irakiane sot kanë bërë të ditur se Turqia me bombardimin e disa zonave malore në Matin në rrethin Al-Imadije të provincës Dehuk në veri të Irakut, ka goditur disa pozicione të forcave të grupit militant PKK dhe këto bombardime kanë shkaktuar dëme të mëdha për popullatën civile.

Operacionet tokësore të forcave të Turqisë janë përqendrues në rajonet Haftanin, Baradust, Zakhu, Zeb Sedkan dhe Suran në veri dhe në lindje të provincës Dehuk të Irakut.

Turqia për shumë vite me pretekst të luftës kundër grupit militant kurd PKK po shkel integritetin territorial të Irakut dhe Sirisë dhe kjo është në kohën kur autoritetet siriane dhe irakiane kanë deklaruar se veprime të tilla të Turqisë konsiderohen pushtime./ParsToday