Nëntor 15, 2021 13:12 Europe/Tirane
  • Natyra e stërvitjeve ushtarake izraelite

Stërvitjet ushtarake izraelite janë në rritje dhe analistët besojnë se ato pasqyrojnë shqetësimet e sigurisë së Izraelit nga ana e rezistencës, si dhe qëllimet politike.

Tetorin e kaluar, regjimi sionist mbajti një stërvitje ushtarake 12-ditore në shkretëtirën e Negevit me pjesëmarrjen e disa vendeve, përfshirë anëtarët e NATO-s, e cila përfundoi më 28 tetor. Rreth 1000 ushtarë dhe më shumë se 60 luftarakë të avancuar nga një numër vendesh, morën pjesë në stërvitje. Dy javë pas fillimit të stërvitjes ushtarake të mërkurën e kaluar, më 10 nëntor, u mbajt stërvitja e parë e përbashkët ushtarake midis marinës amerikane, izraelite dhe Bahrejnit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe në Detin e Kuq. Stërvitja pesë-ditore e sigurisë ushtarake përfshin trajnimin detar duke u fokusuar në taktikat e kërkimit dhe zbulimit. Zyrtarët izraelitë thonë se qëllimi kryesor i stërvitjeve është forcimi i aftësive ushtarake për të kundërshtuar kërcënimet e mundshme. Izraeli pretendon se kërcënimi më i rëndësishëm vjen nga Republika Islamike e Iranit dhe grupet e rezistencës.  Ndaj regjimi pretendon se po i kryen këto ushtrime për t'iu kundërvënë kërcënimeve të mundshme nga boshti i rezistencës. “Avio Kokhawi, shefi i shtabit të ushtrisë izraelite, thotë: “Ushtria izraelite do të vazhdojë të punojë për të adresuar kërcënimet dhe për t'iu përgjigjur fuqishëm çdo shkeljeje të sovranitetit të saj, qoftë në Rripin e Gazës apo në veri, qoftë nga forcat iraniane apo palestineze. Ky pretendim bëhet në një situatë ku boshti i rezistencës nuk ka nisur asnjëherë një sulm kundër regjimit sionist. Stërvitjet ushtarake izraelite kanë më shumë natyrë reaksionare dhe politike sesa parandaluese. Ushtria e Republikës Islamike të Iranit kohët e fundit mbajti stërvitjen Zulfiqar 1400 dhe më parë stërvitjen e luftës elektronike. Stërvitjet e fundit izraelite duket se janë në përgjigje të stërvitjeve ushtarake nga ushtria iraniane. Gazeta izraelite Yedioth Ahronoth citoi një oficer izraelit të ketë thënë se: Stërvitja e përbashkët me Shtetet e Bashkuara, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejnin "kishte për qëllim dërgimin e një mesazhi të drejtpërdrejtë për Iranin, i cili po demonstron fuqinë e tij në rajon". Një tjetër pikë është se Izraeli po përpiqet të ndjekë qëllimet e tij politike në formën e normalizimit të marrëdhënieve përmes stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me vendet arabe, veçanërisht Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejnin. Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni në shtator 2020 nënshkruan një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin.  Në lidhje me këtë, një oficer izraelit tha: “Stërvitjet e përbashkëta janë pjesë e një plani më të gjerë veprimi për të ndërtuar partneritete jo vetëm me amerikanët, por edhe me vendet e tjera në Marrëveshjen e Ibrahimit me kryesimin e Komandës Qendrore të SHBA. Prandaj, pika e rëndësishme është se qeveria Biden po ndërmerr gjithashtu hapa për të forcuar procesin e normalizimit të marrëdhënieve të vendeve arabe me regjimin izraelit.  Normalizimi i marrëdhënieve duket se është parë si një mundësi që Izraeli të ndajë shqetësimet e tij të sigurisë me Boshtin e Rezistencës dhe jo në dobi të shteteve arabe.  Në lidhje me këtë, Sejed Hassan Nasrullah, Sekretari i Përgjithshëm i Hezbollahut në Liban, të enjten e kaluar tha se stërvitjet izraelite tregojnë një rritje të shqetësimeve për sigurinë e regjimit. “Në territoret e pushtuara, ata kanë besim të plotë në fuqinë, fjalët dhe mençurinë strategjike të Hezbollahut dhe rezistencës dhe veprojnë në përputhje me rrethanat. Izraeli po përpiqet të marrë frymë përmes normalizimit të marrëdhënieve me disa vendeve arabe./ParsToday