13 palestinezë plagosen në një sulm të regjimit sionist
Forcat izraelite sulmuan qytetin Al-Issawiyah në Kodsin e pushtuar, duke plagosur rëndë 13 palestinezë
Sipas Al-Ahd; Një përplasje e ashpër ka ndodhur mes forcave sioniste dhe qytetarëve palestinezë pas sulmit brutal të forcave sioniste në qytetin Al-Issaëiyah. Sionistët përdorën dhunë ndaj palestinezëve gjatë konfliktit, duke plagosur 13 prej tyre. Të martën në mëngjes, një i ri palestinez u qëllua për vdekje nga militantët sionistë gjatë përleshjeve në Tubas në Bregun Perëndimor. Së fundmi, Dhoma e Përbashkët e Grupeve të Rezistencës Palestineze dënoi ashpër krimet e fundit të regjimit sionist në Kodsin e pushtuar dhe Bregun Perëndimor, duke deklaruar se krimet e regjimit sionist kundër popullit palestinez do të marrin një përgjigje të fortë./ParsToday