Khatibzade: Nënshkrimi i presidentit amerikan nuk është i besueshëm
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se kushti i kthimit të Amerikës në marrëveshjen bërthamore është heqja e sanksioneve në mënyrë efikase, tërësisht dhe në mënyrë që të mund të vërtetohet korrektësia sepse nënshkrimi i presidentit të Amerikës nuk është i besueshëm.
Sa’id Khatibzade, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e premte në intervistë me agjencinë e lajmeve IRIB, në lidhje me kushtet e kthimit të Amerikës në marrëveshjen bërthamore, ka thënë: “Heqja efikase, tërësisht dhe në atë mënyrë që të mund të konfirmohet vërtetësia e heqjes së sanksioneve, është kusht për kthimin e Amerikës në marrëveshjen bërthamore dhe këto elemente përbëjnë të gjithë qëllimin tonë në bisedimet e Vjenës. Nëse Amerika me po këtë qasje hyn në bisedimet e Vjenës dhe ka gatishmërinë për të hequr sanksionet në mënyrë të tërësishme dhe në atë mënyrë që të mund të vërtetohet heqja e tyre, atëherë në mënyrë të prerë do të arrihet marrëveshja në kohën më të shkurt të mundshme. Natyrisht ne kërkojmë garanci në mënyrë që Amerika përsëri të mos shkel ligjet ndërkombëtare. Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke përfshirë edhe qeverinë aktuale të Amerikës kanë treguar se nuk mund t’u qëndrojnë besnikë garancive të cilat i japin ata dhe nënshkrimi i presidentit të Amerikës nuk është aq shumë i besueshëm ashtu siç pretendojnë ata. Prandaj, është e natyrshme që Republika Islamike e Iranit dhe ekipi negociator i Iranit të theksojnë në marrjen e garancive të nevojshme në këtë drejtim. Ne vazhdimisht kemi vë në dukje mosveprimin e Evropës përkrah shkeljes së vazhdueshme dhe daljes së Amerikës nga rezoluta 2231 dhe nga marrëveshja bërthamore, për arsye se Amerika jo vetëm që ka vendosur sanksione të reja kundër Iranit, por edhe Evropa në këtë drejtim ka treguar deri në çfarë mase është e varur dhe e robëruar për politikat amerikane dhe deri në çfarë mase është e paaftë të zbatojë atë çfarë ka nënshkruar si zotime të prera. Një prej çështjeve që është paraqitur në bisedimet e Vjenës është ky që shtetet anëtare të marrëveshjes bërthamore duhet të kthehen në zbatimin e zotimeve të veta në kuadër të marrëveshjes bërthamore. Irani ka pësuar humbje të konsiderueshme për shkak të mosveprimit të shteteve të tjera anëtare të marrëveshjes bërthamore dhe kjo çështje duhet të merret parasysh”./ParsToday