Amir Abdullahian dënoi përkufizimin si terrorist të Hamasit nga britanikët
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Husein Amir-Abdullahian, të premten në Twitter ka postuar një mesazh ku dënoi vendimin britanik të cilësimit të Lëvizjes së Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas) si një organizatë terroriste.
ipas agjencisë së lajmeve Fars, Amir Abdullahian deklaroi se të drejtat e palestinezëve nuk mund të shkelen duke shtrembëruar faktet dhe duke tjetërsuar të vërtetën: Zgjidhja e vetme politike për Palestinën është mbajtja e një referendumi me pjesëmarrjen e popullsisë origjinale palestineze (myslimanë, hebrenj, të krishterë). Burimet e lajmeve cituan sekretaren britanike të Brendshme Pretty Patel të premten të ketë thënë se aktivitetet e Hamasit në vend do të ndalohen në bazë të Aktit Kundër Terrorizmit dhe se kushdo që e mbështet Hamasin, do të ngrejë flamurin e tij ose do të organizojë takime për këtë organizatë, ka shkelur ligjin britanik. Në përgjigje të këtij vendimi, lëvizja Hamas lëshoi një deklaratë ku dënonte “ cilësimin si grup terrorist" të saj dhe bëri thirrje për dënimin e këtij vendimi britanik, duke e cilësuar atë si vazhdimësi të agresionit kundër popullit palestinez dhe të drejtave të tij, gjë e cila filloi më shumë se njëqind vite më parë./ParsToday