Nëntor 20, 2021 13:05 Europe/Tirane
  • Me dhjetëra palestinezë të plagosur nga sulmet izraelite

Dhjetëra palestinezë të premten u qëlluan për vdekje nga trupat izraelite në Bregun Perëndimor.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa, ushtria izraelite të premten shtypi demonstratat javore palestineze kundër vendbanimeve në Kafr Kudum, në lindje të qytetit të Kalkiliyah. Murad Shativi, koordinator i rezistencës popullore në Kafr Kudum, shtoi se forcat e regjimit pushtues qëlluan mbi demonstruesit dhe hodhën gaz lotsjellës, duke plagosur me dhjetëra njerëz. Çdo të premte dhe të shtunë, fshati Kafr Kudum është dëshmitar i demonstratave kundër pushtimit sionist dhe vendbanimeve në territoret palestineze. Sulmet militante sioniste ndaj të rinjve dhe adoleshentëve palestinezë janë intensifikuar shumë javët e fundit. Të hënën, forcat izraelite sulmuan qytetin e Nablusit dhe u përleshën me palestinezët, duke plagosur me dhjetëra prej tyre./ParsToday