Nëntor 20, 2021 16:39 Europe/Tirane
  • Refugjatët në Iran do të vaksinohen kundër virusit Korona

Drejtori për çështje të shtetasve të huaj dhe refugjatëve në Ministrinë e Brendshme të Iranit ka deklaruar se refugjatët me qëndrim në Iran do të vaksinohen në bashkëpunim me organizatat ndërkombëtare.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Mahdi Mahmudi, drejtori i përgjithshëm për çështje të shtetasve të huaj dhe refugjatëve në Ministrinë e Brendshme të Iranit, ka thënë: "Duke marrë parasysh rëndësinë e vaksinimit të refugjatëve dhe shtetasve të huaj për të parandaluar përhapjen më të madhe të virusit Korona, qeveria e Republikës Islamike të Iranit ka zhvilluar takime të ndryshme me organizatat dhe institucionet ndërkombëtare. Irani në kuadër të programit për sigurimin e vaksinave të mjaftueshme për vaksinimin e qytetarëve të vet përball virusit Korona, gjatë muajve të kaluar ka arritur të prodhojë në vend, të blejë dhe importojë jashtë sasi të mjaftueshme të dozave të vaksinës kundër virusit Korona dhe në kuadër të këtij programi ka zgjeruar edhe fushatën për vaksinimin e qytetarëve iranian si dhe shtetasve të huaj dhe atyre që janë refugjatë ose me strehim azilanti në këtë vend. Deri më tani autoritetet iraniane kanë administruar mbi 101 milionë doza"./ParsToday