Nëntor 23, 2021 07:25 Europe/Tirane
  • Drejtori i Përgjithshëm i ANEA në Teheran për të diskutuar bashkëpunimin e ndërsjellë

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (ANEA) Rafael Grossi mbërriti në Teheran të hënën mbrëma për bisedime me zyrtarë të lartë iranianë dhe u mirëprit nga Behruz Kamalvandi, Drejtori i çështjeve ndërkombëtare, ligjore dhe parlamentare të Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit (AEOI).

Rafael Grossi është në krye të një delegacioni të ANEA-së dhe do të ketë takime me shefin e AEOI, Mohammad Eslami dhe me ministrin e Jashtëm iranian, Hossein Amirabdollahian. Rrugët për krijimin e një kornize për bashkëpunimin Iran-ANEA do të jenë tema më e rëndësishme e bisedimeve të Grossit me zyrtarët iranianë. Shefat e ANEA dhe AEOI do të takohen të martën e 24 nëntorit në mëngjes, pas së cilës delegacioni i ANEA do të shkojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme për një takim me ministrin e Jashtëm iranian./ParsToday