Nëntor 23, 2021 13:40 Europe/Tirane
  • Fitorja e të burgosurit palestinez pas 131 ditësh grevë urie

I burgosuri palestinez Kaid al-Fasfos ka ndalur grevën e tij të urisë pas 131 ditësh në grevë urie pasi u dënua me burgim të përjetshëm.

Sipas agjencisë së lajmeve Fars, sipas marrëveshjes së arritur, i burgosuri do të lirohet më 14 dhjetor dhe për momentin do të qëndrojë në spital, por ndalimi administrativ i tij do të pezullohet deri në lirimin e tij. Zëdhënësi i Hamasit, Abdul Latif al-Kanu theksoi: "Rezistenca 131-ditore e Kaid al-Fasfos në betejën me padrejtësitë e sionistëve dhe fitorja e tij ndaj kriminelëve sionistë është një shenjë e forcës së kombit tonë dhe e të burgosurve tanë për të mposhtur regjimin pushtues në çdo betejë që hyjnë”. Ndërkohë, tre të burgosur të tjerë palestinezë janë ende në grevë urie në shenjë proteste ndaj ndalimit të tyre administrativ, duke përfshirë Hisham Abu Havash, Ajad al-Harimi dhe Loi al-Ashkra, të cilët respektivisht ndodhen në ditën e nëntëdhjetë e shtatë, gjashtëdhjetë e njëtë dhe dyzet e katërt të grevës së urisë. Aktualisht rreth 4500 të burgosur palestinezë ndodhen në rreth 19 burgje izraelite, 544 prej të cilëve janë dënuar me burgim të përjetshëm./ParsToday