Nëntor 24, 2021 07:17 Europe/Tirane
  • Amir Abdullahian: Sjellja kontradiktore e Shteteve të Bashkuara është një nga pengesat kryesore në negociata

Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një bisedë telefonike me homologun e tij zviceran të martën tha: "Ne jemi të gatshëm dhe serioz për të arritur një marrëveshje të mirë dhe të menjëhershme, por nuk i besojmë sjelljes së Shteteve të Bashkuara".

Sipas IRNA, Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Husein Amir-Abdullahian, në një bisedë telefonike me homologun e tij zviceran Ignazio Cassis, duke theksuar se bisedimet për heqjen e sanksioneve kundër Iranit do të fillojnë javën e ardhshme në Vjenë shtoi se Teherani është serioz për arritjen e një marrëveshjeje të mirë, por sjellja kontradiktore e Shteteve të Bashkuara është një nga pengesat kryesore në negociata.  “Husein Amir-Abdullahian” në këtë bisedë telefonike, duke vënë në dukje se Shtetet e Bashkuara nga njëra anë janë të interesuara për kthimin e marrëveshjen bërthamore dhe nga ana tjetër në javët e fundit kanë vendosur sanksione ndaj individëve dhe kompanive iraniane në dy faza, shtoi: Republika Islamike e Iranit i gjykon Shtetet e Bashkuara bazuar në sjelljen e saj. Në këtë bisedë telefonike, ministri i Jashtëm iranian përkujtoi edhe pozicionin e rëndësishëm të Zvicrës në Evropë, duke theksuar se marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve janë në rrugën e duhur dhe shprehu shpresën se së shpejti do të mbahet një komision i përbashkët ekonomik i dy vendeve. Duke iu referuar vizitës së tij në Iran në 100-vjetorin e marrëdhënieve mes dy vendeve, ministri i Jashtëm zviceran e quajti Iranin një vend historik dhe shumë tërheqës. Ignacio Cassis përfundoi duke lavdëruar Teheranin për gjetjen e një zgjidhjeje diplomatike në Afganistan, si dhe për pritjen e azilkërkuesve, duke deklaruar se vendi i tij pajtohet me Republikën Islamike të Iranit për nevojën e një qeverie gjithëpërfshirëse në Afganistan./ParsToday