Nëntor 24, 2021 18:23 Europe/Tirane
  • Forcat irakiane neutralizojnë një prej rrjeteve më të rrezikshme të spiunazhit

Zyra për informim e forcave të sigurisë së Irakut ka njoftuar për neutralizimin e një prej rrjeteve më të rrezikshme të spiunazhit dhe vjedhjes së informacioneve.

Agjencia e lajmeve Russia Al-Jeum njoftoi se zyra për informim e forcave të sigurisë së Irakut sot ka deklaruar: "Në bazë të të dhënave inteligjente që janë mbledhur nga autoritetet e sigurisë në jug të provincës Salahudin në lidhje me ekzistencën e një rrjet për vjedhjen e informacioneve në provincën Kerbela, forcat e sigurisë kombëtare të Irakut në jug të provincës Salahudin kanë zhvilluar një operacion për arrestimin e pjesëtarëve të këtij rrjeti të spiunazhi. Forcat e sigurisë kombëtare të Irakut gjatë këtij operacioni kanë neutralizuar rrjetin me pesë anëtarë që konsiderohej prej rrjeteve më të rrezikshme të spiunazhit dhe vjedhjes së informacioneve në këtë vend".

Sipas këtij raporti, personat e arrestuar kanë pohuar se kanë kryer trajnime jashtë vendit dhe pastaj kanë filluar aktivitetin e tyre për hakerimiin e institucioneve të sigurisë dhe depërtimin në informacionet speciale të forcave të sigurisë kombëtare dhe pas vjedhjes së atyre informacioneve, i shisnin ato të palët kërkuese./ParsToday