Nëntor 26, 2021 12:08 Europe/Tirane
  • Bagheri: Bisedimet bërthamore do të dështojnë nëse nuk hiqen sanksionet

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit përsëriti qëndrimin e vendit të tij për vazhdimin e bisedimeve të Vjenës dhe paralajmëroi se bisedimet bërthamore do të dështojnë nëse nuk hiqen të gjitha sanksionet.

Sipas IRNA, Ali Bagheri Kani në një intervistë për The Independent theksoi se çdo përparim në negociata duhet të shoqërohet me heqjen e të gjitha sanksioneve amerikane dhe një garanci se administrata e ardhshme në Uashington nuk do të jetë edhe një herë si ish-presidenti amerikan Donald Trump i cili doli nga marrëveshja. “Për fat të keq, politika e dështuar e ndjekjes së fushatës së presionit maksimal që filloi në administratën Trump është ende në axhendën e administratës Biden”, tha ai. Presidenti Biden duhet të heqë sanksionet për të hequr qafe këtë konfuzion politik dhe për t’i dhënë fund politikave të dështuara dhe çnjerëzore të administratës Trump. Bagheri foli edhe për qëndrimet kontradiktore dhe destruktive të trojkës evropiane dhe tha: Evropianët duhet të kompensojnë mospërputhjen e tyre me marrëveshjen bërthamore duke ndërmarrë hapa praktikë për të hequr sanksionet. Ne i peshojmë pozicionet e vendeve të tjera sipas interesave tona dhe kontakti dhe ndërveprimi i tyre me Shtetet e Bashkuara nuk është çështje për ne. Vendi që ulet në tryezën e negociatave duhet të jetë në gjendje të ndjekë politika të pavarura, përndryshe pse duhet të jetë në tryezën e negociatave? Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit iu referua gjithashtu nevojës për lirimin e fondeve të bllokuara iraniane nga Britania dhe tha: "Evropianët duhet të kompensojnë dështimin e tyre për të zbatuar dispozitat e marrëveshjes bërthamore, përmes hapave praktikë për të hequr sanksionet."/ParsToday