Amir Abdullahian flet për takimin mes Ajetollah Raisi dhe Erdogan në Ashgabat
Ministri i Jashtëm në Twitter shkroi se takimi i presidentëve të Iranit dhe Turqisë në Ashgabat u zhvillua në një atmosferë shumë miqësore dhe të përzemërt.
U ra dakord të diskutohet për zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dhe heqjen e disa pengesave, tha ai. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, Ministri i Jashtëm iranian Husein Amir-Abdullahian, i cili shoqëroi presidentin iranian Sejed Ibrahim Raisi gjatë Samitit të 15-të të ECO-së në Ashgabat, të Turkmenistanit, postoi në Tëitter se ai do të diskutonte zhvillimin e gjithanshëm të marrëdhënieve dhe u ra dakord të hiqen disa pengesat për dialogun. Ai shtoi: Marrëdhëniet midis dy vendeve janë historike dhe liderët ranë dakord të thërrisnin një takim të Komisionit të Lartë gjatë vizitës së Erdoganit në Teheran. Samiti i 15-të i ECO-së u mbajt të dielën në Ashgabat dhe Sejed Ibrahim Raisi u takua me disa nga zyrtarët e pranishëm në margjinat e samitit. Gjatë një takimi me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, Sejed Ibrahim Raisi tha se kapaciteti për të zhvilluar marrëdhëniet dhe shkëmbimet tregtare dhe ekonomike Teheran-Ankara është përtej nivelit aktual. Irani dhe Turqia mund t'i afrojnë marrëdhëniet ekonomike dhe politike midis dy vendeve në nivelin strategjik duke përmirësuar nivelin aktual të tregtisë dhe shkëmbimeve. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan gjithashtu tha se vendi i tij e konsideron të nevojshme zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal me Republikën Islamike të Iranit. Ne mund të bëjmë një kapërcim në nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve, veçanërisht në sektorin ekonomik, tha Erdogan./ParsToday