Irani: Përgjigje e ashpër edhe ndaj agresionit më të vogël
Një komandant i lartë iranian deklaroi se Republika Islamike e Iranit është e përgatitur të japë një "përgjigje të ashpër" edhe ndaj agresionit më të vogël nga armiqtë e vendit.
Ne do të japim një përgjigje të ashpër ndaj lëvizjes më të vogël agresive të armiqve," tha të martën gjeneral brigade Amir-Ali Haxhizadeh, komandant i Divizionit Hapësinor të Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC). "Sot, siguria e Iranit dhe fuqia raketore dhe mbrojtëse e Iranit janë të qëndrueshme dhe shembullore," shtoi ai. Ai pohoi se aftësitë mbrojtëse të vendit, duke përfshirë aftësitë e tij raketore dhe të dronëve, ishin kthyer në "një gjemb në këmbë" për armiqtë. Gjeneral brigade Haxhizadeh vuri në dukje se armiqtë e vendit, vetë, e pranojnë statusin superior të fuqisë mbrojtëse të Iranit. “Edhe sot, ne mund të triumfojmë kundër luftës ekonomike dhe mediatike të armikut përmes qëndrueshmërisë dhe luftës së vendosur,” vuri në dukje ai. Deklaratat e tij erdhën ndërsa regjimi izraelit vazhdon t'u bjerë daulleve të luftës me Iranin. Tel Avivi gjithashtu përpiqet të dekurajojë negociatat e Vjenës që mund të ringjallin një marrëveshje bërthamore të vitit 2015 midis Iranit dhe fuqive të botës, duke këmbëngulur për "opsionin ushtarak" kundër Iranit./ParsToday