Shejkhul-Islam: OKB të qëndrojë kundër ekonomizmit ekonomik të Amerikës ndaj Iranit
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se Organizata e Kombeve të Bashkuara me zë të unifikuar, të qëndrojë kundër politikës së njëanshme dhe terrorizmit ekonomik të Amerikës ndaj popullit të Iranit dhe le ta dënojë atë.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Hasan Shejkhul-Islam në ceremoninë e 76 vjetorit të themelimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që u zhvillua në përfaqësinë e OKB në Teheran, deklaroi: "Dita e OKB është një kornizë e përshtatshme për ta kujtuar rolin e rëndësishëm të OKB në mbështetje ndaj përpjekjeve të vendeve të botës për realizimin e objektivave të veta duke respektuar Kartën e Kombeve të Bashkuara. OKB mundet dhe duhet të krijojë kushtet dhe rrethanat që i nevojiten vendeve të botës për zgjerimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve miqësore në bazë të të drejtave të barabarta dhe të bëjnë përpjekje të përbashkëta për zgjidhjen e problemeve të vendeve për gëzimin e të drejtave të barabarta në fushat shoqërore, kulturore dhe ekonomike. Për realizimin e kësaj çështje, duhet që të gjithë anëtarët e OKB ta mbështesin multilateralitetin dhe të kundërshtojnë politikat e njëanshme, për arsye se politika e njëanshme shkatërron marrëdhëniet e vendeve dhe anashkalon qëllimin kryesor të OKB. Përballja dhe kundërshtimi i politikave të njëanshme dhe ligjeve jashtë kufijve të Amerikës që shkelin rregullat dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, është një prej detyrave të rëndësishme të OKB"./ParsToday