Forcat sioniste sulmojnë një kamp refugjatësh palestinezë në Bregun Perëndimor
Forcat e ushtarake të regjimit sionist kanë sulmuar një kamp refugjatësh palestinezë në Al-Dahishe në Bejt Lahm të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan në Palestinë.
Agjencia e lajmeve Palestine Today njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist sot (të mërkurën) në vazhdën e veprimeve të tyre armiqësore, kanë sulmuar dhe bastisur kampin e refugjatëve Al-Dahisha dhe janë përleshur me banorët palestinezë të këtij kampi.
Forcat ushtarake të regjimit sionist gjatë këtyre përleshjeve kanë hedhur gaz lotsjellës dhe kanë qëlluar me plumba gome në drejtim të palestinezëve. Forcat ushtarake të regjimit sionist gjithashtu edhe të dielën kanë sulmuar lagjen Shari'a Al-Saf në qendër të qytetit Bejt Lahm dhe kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të palestinezëve ku si pasojë janë plagosur me dhjetëra palestinezë.
Ndërkohë burimet informative kanë njoftuar për lirimin e gruas më të vjetër palestineze nga burgjet e regjimit sionist.
Kanali informativ Al-Arabi Al-Jadid njoftoi se Amel Takataka, gruaja më e vjetër palestineze e burgosur, pas 7 vite e mbajtur e robëruar në burgun Al-Damun të regjimit sionist, sot është liruar.
Znj. Amel Takataka është nga Bejt Faxhar të provincës Bejt Lahm në jug të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan të Palestinës.
Kjo grua palestineze në vitin 2014, gjatë kryerjes së një operacioni martirizues në afërsi të një kolonie sioniste në jug të qytetit Bejt Lahm, ishte qëlluar nga forcat ushtarake të regjimit sionist dhe ishte arrestuar e burgosur./ParsToday